Aktualitet

Historia e përdhumit nga Neymar, modelja akuzohet për mashtrim






               Publikuar në : 13:21 - 11/09/19 |
mapo.al

Najila Trindade dhe ish-partneri i saj do të akuzohen për rastin e akuzës për përdhunim ndaj yllit të futbollit, Neymar. Modelja braziliane përballet me akuzat për mashtrim procedural, shpifje dhe zhvatje.


Ish-partneri i saj, Estivens Alves është akuzuar për zbulimin e përmbajtjes erotike, që u publikua në internet. Trindade  akuzoi në policinë e San Paulo Neymar duke pretenduar se futbollisti e përdhunoi në një hotel në Paris në maj.

Ylli i Paris St-Germain mohoi akuzuat dhe tha se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.

Në qershor Neymar publikoi në Instagram një video 7 minuta ku shkruante: “Kushdo që më njeh mua, e di se unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë.”

Çështja kundër Neymar u rrëzua në fund të korrikut për mungesë të provave kundër futbollistit. Raportet mjekësore nuk mundën të provonin se modelja ishte përdhunuar.


Etiketa: , , ,

Pas