Aktualitet

Historia e priftit mjek, që po kthehet në front kundër koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 17/03/20 |
mapo.al

Një dëshmi e bukur e Meshtarit – mjek nga Italia Don Alberto Debbi…


Pasi që ishte mjek, Don Alberti u bë edhe meshtarë. Famullitari i një vendi të vogël në Modena – Itali, është kthyer në profesionin e tij të parë, atë të mjekut të trupit.


Para se të bëhej meshtarë ka kryer studimet e mjekësisë dhe është specializuar në Pneumatologji në Sassuolo (Modena). Pastaj, është shuguruar meshtarë në 2018, dhe tani në këtë gjendje që po kalon mbarë bota, ai vendosi t’i bashkohet profesionit fisnik dhe heroik të këtyre ditëve- mjekut.



Famullitari 44 vjeçar ka vendosur që përveç Stolës dhe Vajit të Shenjtë, të marrë me vete në spital edhe uniformën e mjekut dhe stetoskopin e tij. Kështu meshtari nga Reggio Emilia ka ndier thirrjen që në këto ditë të vështira për vendin e tij dhe mbarë botën, të vihet në shërbim të sëmurëve që po dergjen nëpër spitalet e botës.


Pasi mori bekimin e Ipeshkvit të tij, ai u nis drejt spitalit të Sassuolo, në repartin e posaçëm të COVID-19, për të dhënë shërbimin e tij falas. Mesazhi i tij para nisjes: “Do të vazhdoj të lutem për ju e të kremtoj Meshën çdo ditë për ju e për të sëmurët. Tashmë, altari im është shtrati i të sëmurit. Një përqafim të gjithëve! Kurajo”! (Avvenire)


Marrë nga faqja e Facebook, Dioqeza Rrëshen.


Etiketa:

Pas