Dikur

Historia e Robert Capa dhe fotografive për të cilat rrezikoi jetën






               Publikuar në : 12:17 - 11/06/19 |
mapo.al

Robert Capa njihet si fotograf i shkëlqyer, por edhe si njeriu i cili ishte dëshmitar i “Ditës D” nga viti 1944, kur së bashku me ushtarët qëndroi në front. Ndërkohë që ata gjuanin plumba, ai bëri histori me kamerën e tij. Invazioni më i madh në histori, pas të cilit mori fund Lufta e Dytë Botërore, u zhvillua më 6 qershor 1944, në Normandi.

Njeriu që e ndjeu, pa dhe e përjetoi atë ditë quhet Robert Capa. Ai me kamerën e tij depërtoi nëpër front duke e regjistruar atë që duhej ta shihte e gjithë bota. Fotot e tij regjistruan momente të cilat e treguan luftën e ushtarëve amerikanë dhe pothuajse humbën përgjithmonë.


Capa ishte i njohur për punën e tij në luftën civile në Spanjë. Kur revista “Life” e dërgoi atë për ta mbuluar Ditën D, kjo detyrë e konfirmoi fjalinë e tij të famshme: “Nëse fotot nuk janë mjaft të mira, kjo do të thotë se nuk jeni mjaft afër”.

Invadimi filloi në ora 6:30 të mëngjesit, kur Capa doli me ushtarët jashtë. Për 90 minuta ai i bëri 106 fotografi, të cilat shpejt ia dërgoi redaktorit John Morris për procesim.

“E kam pritur të martën dhe të mërkurën për t’i marrë fotot nga luftimet. Isha shumë në ankth dhe pjesërisht u qetësova vetëm kur Robert më thirri të mërkurën pasdite për të më treguar se i kishte dërguar fotot përmes korrierit. E gjithë bota po i priste fotot e tij”, tha John Morris.

Morris shtoi se korrieri shpejt mbërriti me fotot dhe i dërgoi menjëherë për zhvillim në dhomën e errët. Ai donte t’i merrte sa më parë dhe theksoi se ato duhej të zhvilloheshin sa më shpejt që të ishte e mundur.

“Pak minuta më vonë, një djalosh i ri i quajtur Dennis Banks vrapoi në zyrën time. Ai tha se fotografitë ishin prishur. Ai tha se në nxitim nuk i kishte kushtuar vëmendje detajeve dhe fotografitë gjatë zhvillimit ishin shkatërruar plotësisht. Nxitova të kontrolloja nëse kjo ishte e vërtetë dhe shpejt e kuptova se arritëm t’i shpëtonim vetëm disa fotografi”, tha Morris, duke shtuar se pikërisht këto fotografi u bënë të famshme në mbarë botën. /kult.plus/


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas