(Pjesë nga libri me të njwjtin titull. Autori në këtë pjesë të librit sjell në vëmendje dokumente se si në epoka dhe kontekste të ndryshme nga i joni njerëzit kishin të tjera opinione mbi ato që ne marrim si kryevepra.)
Ja disa nga citatet më interesante
*Kompozimet e Johann Sebastian Bach janë krejtësisht pa bukuri, harmoni dhe mbi të gjitha qartësi (Johann Adolph Scheibe, Der Critische Musikus 1737)
*Një orgji zhurmash dhe vulgariteti (Louis Spohr mbi e ekzekutimin e parë të melodisë së pestë të Bet’hovenit)
*Nëse (Chopin) do i kishte dërguar për kontroll muzikat e tij një ekperti, ky i fundit me siguri do i griste… Sidoqoftë unë vetë kam shumë dëshirë të marr dhe ti gris. (Ludwig Rellstab, Iris im Gebiete der Tonkunst, 1833)
*Rigoletto – ja është e mangët nga ana melodike. Kjo vepër nuk asnjë mundësi që të futet në repertor (Gazette Musicale de Paris, 1853)
*E kam studjuar për shumë kohë muzikën e atij dinaku finok, dhe … është një bastardh pa më të voglën cilësi (Ciaikovsij mbi Brahmsi-n, shkruar në ditarin e tij)
*Mbas njëqind vitesh “Lulet e së keqes” do të kujtohen thjsht si një kuriozitet (Emile Zola, me rastin e vdekjes së Baudlaire-it)
*Mund të ketë pasur dhuntitë e një piktori të madh , po kurr nuk e pati vullnetin për tu bërë i tillë (Emile Zola mbi Cezanne)
*Kjo është vepra e një të çmenduri (Ambroise Vollard në 1907 mbi Le Demoiselle d’Avignon e Picasso-s)
*Ndoshta jam pak i ngathët nga mendja, por nuk arrij të kuptoj se si një njeri mund të shkruaj tridhjetë faqe për të përshkruar si sillet e pështillet në shtrat para se ta marrë gjumi (raport leximi mbi “Recherche” të Proust-it)
*Zotëri, ju e keni varrosur romanin tuaj në një grumbull detajesh që i keni përshruar mirë, por që krejtësisht të kota (Letra e botuesit Flaubert-it, mbi Madame Bovary)
*Në romanet tuaja nuk ka asgjë që të shfaqë dhunti të veçanta përshkruese, as personazhet, as ngjarjet. Balzaku kurrë nuk do zerë vend të rëndësishëm në letërsinë franceze. (Eugene Poitou, Revenue de deux mondes 1856)
*Në Wuthering Heghts difektete e Jane Eyre shumëzohen për njëmijë. Nëse e mendojmë me kujdes, i vetmi ngushëllim që ngel është mendimi që ky roman nuk do fitojë kurrë popullaritet. (James Lorimer, North British Revieë, mbi Emily Brontë 1849).
*Inkoherenca dhe mungesa e formës të poeziçkave të saj – nuk di se çfarë emëroj ndryshe- janë të frikshme (Thomas Bayley Aldrich, The Atlantic Monthly, mbi Emily Dickinson 1982).
*Moby Dick ështtë një libër i trishtë, banal, i patrajtë, madje qesharak. .. . Ai kapiteni i çmëndur, pastaj, është i mërzitshëm për vdekje. (The Quarterly Revieë 1851=
*Walt Whithman ka të njëjtin raport me artin sa çka një derr me matematikën .(The London Critic 1855).
*Pak interesant për lexuesin e zakonshëm dhe pamjaftueshmërisht i thellë për lexuesin specialist (Raport leximi mbi Francis Scott Fitzgerald , The Side of Paradise 1920)
*O Zot, o Zot, nuk mund ta publikojmë. Do të na burgosnin të gjithëve (Raport leximi mbi mbi Sanctuary të Faulkner në 1931).
*Dihet se është e pamundur të shesësh histori kafshësh në Amerikë (Raport lexiimi mbi Fermër e Kafshëve të George Orwellit)
* Kjo vajzë nuk duket se ka një perceptim apo ndjenjë se si mundet ky libër të kalojë mbi nivelin e një kurioziteti të thjeshtë. (Raport leximi mbi Ditarin e Anna Frankut,1952)
*Do të duhej t’ja dërgonim një psikoanalisti , dhe ka gjasa të ketë ndodhur, dhe është shëndërruar në një roman që përmban disa kalime të një leximi të bukur, por dhe i neveritshëm … Rakomandoj që të varroset për njëmijë vjet (Raport leximi mbi Lolitën e Nabokovitnë 1955)
*Buddenbrook nuk janë gjë tjetër vetëm se dy vëllime në të cilat autori na tregon histori të papërfillshme, mbi njerëz të papërfillshëm, me një stil të papërfillshëm. (Eduar Engel mbi Buddenbrook të Thomas Mann 1901).
*Sapo përfundova së lexuarit Uliksin e dhe gjykoj si dështim… është pallavresk dhe i pakëndëshëm. Trashanik, jo vetëm në kuptimin objektiv, por dhe nga pikëpamja letrare (Nga Ditari i Virgina Wolf-it).
*Ai djalë nuk ka pikën e talentit (Maneti i shkruan Monet mbi Renoir)
*Nga asnjë film mbi luftën civile s’është nxjerrë asnjë qindarkë (Irving Thalberg i Metro, mbi Gone with the Wind)
*Gone with the Wind do jetë fjaskoja më e paharrueshme e historisë së Hollywoodit. Jam shumë i lumtur sepse do turpërohet Clark Gable dhe jo Gary Cooper (ky i fundit e kishte refuzuar rolin e Reth Buttlerit).
*Po çfarë të bëj unë me një njeri me veshë të tillë ? (Jack Warner pas një prove të Clark Gable në 1930)
*Nuk njeh recitimin, nuk di të këndojë dhe është qeros. Vetëm pak vallëzim (drejtues i Metro-s, pas një prove të Fred Astaire-it në 1928)
Përzgjodhi dhe përktheu GIRNI SIMONI