Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Historia e studentit/ Nga Kolonia e Artit, tek Arkitektura në UET

Talenti në pikturë e çoi në një koloni arti. Kolonia e Artit e solli si student i Arkitekturës në UET. Talenti iu shpërblye me një bursë të plotë dhe studime pa pagesë. Historia e të riut nga Rrësheni...

by us er1
24/08/2022
in Inovacion, Kryesore, Universiteti
0

Shprehja e mirënjohur se talenti shpërblehet mund të të duket e largët…derisa e provon. Ishte maturant i gjimnazit publik të Rrëshenit, kur pa në rrjetet sociale një thirrje për ata që mendonin se kishin talent në vizatim dhe pikturë. Universiteti Europian i Tiranës kishte vendosur për të dytin vit radhazi ta organizonte ndryshe traditën e mirë të Kolonisë së Artit.

Jo vetëm një tërheqje në periferitë e qyteteve me piktorët e njohur të vendit, por një mundësi për të përzier brezat dhe për të zbuluar talente të rinj. Vendosi t’i shkruante një e-mail universitetit, u dërgoi edhe disa punime të tij dhe priti derisa në postën elektronike mbërriti një përgjigje se ishte përzgjedhur për të qenë pjesëmarrës në Koloninë e Artit, organizuar nga UET.



“U nisa nga Mirdita, drejt Tiranës”, rrëfen Nino Pepkola, duke e kujtuar si një përvojë unike atë kohë në periferitë e Petrelës, nën shoqërinë e piktorëve të njohur,  njëherazi pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës dhe studentëve të Arteve Liberale.

“U ndjeva sikur isha në universitet, ndonëse isha ende maturant dhe me dilemat e zgjedhjes përë studimet e larta”, vijon të tregojë i riu.

Ato ditë, ndërsa shpaloste talentin e tij në pikturë dhe kishte mundësinë të mësonte sekrete të teknikës nga mjeshtër me përvojë, ishin edhe kohë vendimmarrjeje.

U njoh më nga afër me Universitetin Europian të Tiranës, pa qenë ende student aty dhe me ofertën akademike.

E kishte ndarë mendjen për të studiuar Arkitekturë, duke menduar se xhepi mund t’i përballonte vetëm Universitetin Publik, ama edhe Artet e joshnin. Kishte kaluar orë në internet duke parë video, sesi ishin kolonitë e arteve në botë dhe ajo që gjeti në UET nuk ishte aspak ndryshe.

Por, kjo koloni arti nuk do  të mbetej vetëm si kujtim i paharrueshëm në jetën e një gjimnazisti, por do të kthehej në një përvojë jetëndryshuese.

Iu akordua një gjysmë Burse Talenti, nga ato që UET shpërndan vazhdimisht që prej themelimit të tij më 2006-n dhe  nga maturanti i kolonisë së artit, Nino Pepkola ishte një prej studentëve të rinj të Degës së Arkitekturës, në Fakultetin e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Informatikës, në UET.  Fakultet, i cili u çel më 2018-n, duke e zgjeruar ofertën akademike në UET, me pesë të tillë, nga Ekonomiku, Juridiku, Shkencat Humane dhe Artet Liberale dhe ai i Shkencave Mjekësore.

Paragjykimet e të riut se Universiteti Europian i Tiranës ishte i paarritshëm për të, nisën të rrëzoheshin një e nga një.  Rezultatet e shkëlqyera në gjimnaz e bënë atë kandidat për një bursë ekselence e kështu  përfitoi një bursë të plotë dhe studime krejt pa pagesë.

“Ndryshe nga sa kisha menduar, në UET gjeta njerëz të thjeshtë si unë, madje edhe më të thjeshtë”,  rrëfen duke qeshur.

Pas vitit të parë sfidues, për shkak të situatave të pazakonta që solli pandemia e koronavirusit, i riu e sheh Universitetin Europian të Tiranës si një komunitet, të cilit i përket.

“Shkolla zgjat pesë vite, kështu që këtu do të jem edhe për disa vite”, shton ai, duke mos i fshehur ambiciet për kualifikime të mëtejshme, ndërsa UET i ofron të tre ciklet e studimit.

Për ata që priren të mos i besojnë shprehjes se talenti jo vetëm që e gjen vetë rrugën, por edhe shpërblehet, Nino është shembull për të kundërtën.  Mjafton vetëm vullneti, pak ambicie, një hap i hedhur përpara dhe rruga drejt së ardhmes profesionale mund të mos jetë ajo e vështira, por një histori suksesi.  Edhe gjërat e mëdha nisin me hapa të vegjël.

Tags: e-mailNino PepkolaUET

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe një 56-vjeçare

Grabisnin bizneset, arrestohen tre të miturit shqiptarë dhe një 56-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In