fbpx

Aktualitet

Historia e trishtë e familjes që do iu rindërtohet shtëpia nga Bebe Rexha





               Publikuar në : 10:57 - 03/12/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbërriti dje në Shqipëri, për të parë nga afër dëmet e tmerrshme të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, si dhe për të kontribuar me ndërtesën e dy banesave, për dy familje të prekura në fshatin Bubq.


Një prej këtyre familjeve ka një histori të dhimbshme pas. Aktori i humorit Bes Kallaku, i cili ishte në vazhdën e njerëzve që e pritën këngëtaren në Bubq, e ka rrëfyer historinë e trishtë të familjes së kryefamiljarit Musai përmes një postimi në “Instagram”.



“Bebe Rexha vjen në Bubq dhe vendos të rindërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti të familjes së Musait, i cili përveç shkatërrimi të natyrës, ka kohë që është i shkatërruar shpirtërisht. Brenda 3 vitesh  i vdiq vajza dhe më pas djali. Vajza i la jetimë dy fëmijë të cilët jetojnë me Musain dhe Sabijen. Djali para se të nisej herën e fundit në Itali i tha Musait: Herën tjetër që do vij nga Italia, do e bëjmë shtëpinë e re në fshat. U kthye një muaj më pas, i pajetë nga Italia, pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexhën në Shqipëri për t’i lehtësuar dhimbjen e prindërve dhe dheun e fëmijëve. Musai thotë që kurdo që t’i mbyllë sytë, do jetë i qetë për nipin dhe mbesën sepse do e kenë çatinë mbi kokë”-ka shkruar Bes Kallaku.


Risjellim në vëmendje se gjatë prononcimit të saj për mediat, Bebe Rexha u shpreh se,  pavarësisht famës, i mbetet besnike origjinës dhe gjakut shqiptar. Vlen të përmendet se Rexha është gjithashtu e vetmja këngëtare shqiptare me famë botërore që ka vizituar Shqipërinë pas tërmetit që mori 51 jetë njerëzish, si dhe plagosi mbi 900 të tjerë.

Lexo edhe:

“Në vena më rrjedh gjak shqiptari”/ Bebe Rexha në Bubq, për të prekurit nga tërmeti


Etiketa: , ,

Pas