Kryeministri grek, Antonis Samaras, reagoi i revoltuar me vendimin e Muzeut Britanik për të huazuar për pak kohë një nga ato që njihen me emrin “Mermeret e Elginit”.
Ai tha se kjo është një fyerje për popullin grek.
“Ne, grekët, kemi një histori tonën, e cila nuk mund të thyhet, huazohet apo dorëzohet”.
Një skulpturë e zotit të lumenjve, Ilisos, do të ekspozohet në një muze në Shën Petersburg.
Statuja do qëndrojë aty deri në mes të janarit.
Ajo është pjesë e një numri relikesh, të marra nga Lordi Elgin në Athinë në fillim të shekullit të 19-të, që tani njihen me emrin “Mermeret e Elginit”.
Dikur këto artifakte ishin pjesë e Akropolit.
Greqia pretendon se Elgin i nxori nga vendi ilegalisht, në kohën kur ata ishin të pushtuar nga Perandoria Osmane.
Ato kanë mbetur në Muzeun Britanik që prej atëherë.
Drejtori i muzeut, Neil MacGregor, tha se grekët duhet të jenë të gëzuar, pasi ky është një moment i rëndësishëm për artin europian.