Editorial

Historia nuk mbaron sot! Çdo gjë do shkojë në vendin e vet






               Publikuar në : 23:55 - 30/06/19 |
Nga Gjergj Meta

Nga Gjergj Meta


Unë kam qenë prej atyre që kam pasur frikë se mund të ndodhte diçka e keqe sot. Por falë Zotit dhe shqiptarëve nuk ndodhi asgjë e keqe.

Krenar për Mirditën, Matin dhe Dibrën që nuk zgjodhën dhunën. Sidomos në Mirditë nuk pati asnjë incident, as më i vogli.

Për ndonjë analist që flet për “kriminelët e veriut” dua t’i them se në Mirditë, Mat e Dibër nuk ka kriminelë. Ka njerëz partiakë me pasione politike, nganjëherë të ndezura, me mendime të ndryshme, majtas, djathtas e në qendër, por jo kriminelë. Janë njerëz që duan familjen dhe kombin dhe duan të drejtën e të mirën. Janë njerëz që mbrëmjeve pijnë kafen bashkë e përshëndeten. Nuk janë kriminelë.

Dhe Kryeministri që sonte foli për borxh ndaj shqiptarëve, të flejë i qetë se nuk i kërkojmë asnjë borxh. Thjesht të bëjë detyrat e tij, sikurse çdo njëri prej nesh, unë si Ipeshkëv, çdo prind në familje e çdo njeri në jetën e tij.

Historia vazhdon e nuk mbaron sot. Këta fëmijë e të rinj do të rriten e nesër do te na gjykojnë sikurse ne sot gjykojmë ata që ishin dje…

Thjesht secili të bëjë atë që i takon me shumë dashuri e përkushtim. Çdo gjë do të shkojë në vendin e vet pavarësisht entuziazmave apo pezmatimeve të momentit. Koha shoshit. T’i japim kuptim kohës dhe hapësirës.

Për sonte e për këtë ditë: paqja e Zotit me ju të gjithë!

– dom Gjergji, Ipeshkëv i Rrëshenit

*Marrë nga profili në facebook


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas