Dëshira e vetme e tij ishte që të kishte një martesë të bukur. 27-vjeçari nga India dëshironte një dasmë madhështore dhe kjo gjë u realizua, por në ceremoni mungonte nusja. Ajay u martua pa nuse, dhe arsyeja se pse ndodhi kjo do t’ju prekë.
Ai është me aftësi të kufizuara. Ndaj familja e tij vendosi që të bënte dasmën pa nuse, por u siguruan të bëheshin të gjitha ritualet dhe traditat e Gujaratit. Rreth 200 njerëz ishin të ftuar në ceremoninë martesore.
“Djali im u diagnostikua me aftësi të kufizuara të të mësuarit dhe humbi nënën e tij në moshë të vogël. Ai filloi të na pyeste për martesën e personave të tjerë dhe pse vetë nuk po martohej. Ne nuk ishim në gjendje ti përgjigjeshim pyetjes së tij kështu që vendosëm të organizojmë një dasmë, që ai të ndjehet sikur po realizohet dhe ëndrra e tij të plotësohet. Jam shumë i lumtur që ia përmbusha ëndrrën djalit tim pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit,”-tha babai i Ajay, Vishnu Barot për ANI.