Njerëz nga gjithë bota po solidarizohen dhe po dalin në mbështetje të 9 vjeçarit nga Australia, viktimë e bullzimit, video e të cilit, publikuar nga e ema po bën xhiron e botës.
E ëma e Quaden, postoi një video të të birit, i cili i lodhur nga ngacmimet e shokëve në shkollë, kërkonte me dëshpërim të mos jetonte më.
“Kjo është çfarë shkakton bullizmi”, shkroi ajo.
Kjo video që i ka kaluar përnjeherë 14 milionë shikime, solli një reagim të përbotshëm.
9 vjeçari është bërë tabelë sulmi për shkak të gjendjes së tij fizike, pasi është shtatshkurtër dhe e ka të pamundur të zgjatet. Ka tashmë një fushatë në rrjetet sociale, që quhet, “Ne jemi në krah të Quaden”.
Njerëz të famshëm si aktori Hugh Jackman apo basketbollisti Enes Kanter kanë folur publikisht, ndërkohë që shumë prindër në shumë vende të botës po i bëjnë share videos për rastin Quaden.
Jackam i thotë 9 vjeçarit se ti je më i fortë se sa mendon, dhe i kërkon çdokujt të sillet mirë.
Në videon e publikuar, e ëma e 9 vjeçarit tregon përvojën e tmerrshme që ata kalojnë përditë nga kjo histori.
Familja e Qauden është austrialiane me origjinë indogjene.
“Sapo mora djalin nga shkolla dhe e pashë me sytë e mi nje episod bullizmi ndaj tij. Dua që të gjithë ta dinë, prindërit, mësuesit, se ky është efekti që shkakton bullizmi”, thotë e ëma e Quaden.
Çdo ditë ndodh diçka, shton ajo, një episod i ri, një ngacmim i ri, një nofkë e re, a mundeni ju lutem të edukoni fëmijet dhe familjet tuaja.
Mbarë bota po reagon. Njerëzit po kërkojnë që Quaden të lihet rehat dhe të mos heshtet për këtë. Shumë vetë po tregojnë përvojat e tyre me bullizmin.
Komediani amerikan Brad Williams ka nisur një fushatë dhe ka mbledhur mbi 130 dollarë për ta dërguar familjen austrialiane në Disneyland.
Kjo nuk është vetëm për Quaden, po për çdokënd që ka qënë viktimë e bullizmit, shkruan ai. Eric Trump, djali i presidentit amerikan, e quan videon prekëse dhe shkatërruese.
Ylli i basketbollit, Enes Kanter shkruan se e gjithë bota është në mbështetje të Quaden.