Mësohet se autobusit të linjës, Uzina Dinamo-Qendër-Sharrë, i ka dalë goma teksa ishte duke lëvizur në zonën e “21 Dhjetorit”. Ai ka bllokuar rrugën, por fatmirësisht nuk ka asnjë persin të lënduar.
Autobusët e Tiranës janë përfshirë në disa aksidente gjatë kohëve të fundit, ku më i rëndi ishte ai i tre javëve më parë, ku autobusi fluturoi mbi Lanë. Po ashtu, të shpeshta kanë qenë aksidentimet me stacione apo kosha mbeturinash.