Aktualitet

Historiani dhe gazetari i njohur, Nuri Dragoi ndërron jetë nga Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 15/10/20 |
mapo.al

Historiani dhe gazetari i njohur, Nuri Dragoi ka humbur jetën nga Covid-19. I infektuar prej disa javësh, Dragoi nuk ka mundur dot të mbijetojë.


Lajmi i trishtë konfirmohet nga postimi i ndjerë i gazetares Eglantina Alliaj.


“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.



Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh i parajsës!”- shkruan Alliaj në “Facebook”.




Etiketa: ,

Pas