Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Historiani ironizon Ramën për Camajn: Çfarë deklaroje në parlament për komunistët

by mapo.al
28/08/2020
in Aktualitet
0

Historiani Erald Kapri ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, e organizuar në Pallatin e Brigadave në 95 vjetorin e lindjes së tij.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili është ironizuar nga Kapri, për shkak të deklaratave të tij në Parlament.



Kapri tha se Ramës i njihen atributet për sjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit, por nga ana tjetër në Parlament thotë se komunistët ishin në anën e duhur të historisë.

“Dëgjova kryeministrin dhe bie dakort me fjalën e tij, por edhe vetë kryeministri bëhet një nga ata personazhe që e nxit hedhjen e baltës pasi e përdor mjaft mirë kontekstin historik.

Kryeministri njihet artributi për sjelljen e eshtrave të Mithat Frashërit, por në parlament thotë që komunistët ishin në anën e duhur të historisë. Kjo është ajo shmangja e kontekstit historik që mund ta përdorësh si të vijë dhe nuk është mirë”, tha Kapri duke thumbuar Ramën.

Ndërkohë për sa i përket çështjes së Martin Camajt, historiani tha se në asnjë dokument nuk shfaqet emri i tij si bashkëpunues i organizatave të tjera kundër Shqipërisë.

“Në debatin që u përfshi për jetën e tij patën dy elementë që munguan dhe u ndjeva i detyruar të merrja pjesë, pasi në histori është e rëndësishme analizimi metodologjik i çfarëdolloj dokumenti që përdoret. Në debatin e nisur për këtë kjo gjë mungoi dhe doja të qartësoja këto elemente.

Si një i apasionuar i këtyre çështjeve dhe si njohës i Luftës së Fohtë mund të them me bindje se Martin Camaj në të gjitha dokumentet nuk është aspak një agjent dhe nuk mund të aludohet diçka e tillë. Ai u largua kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e vet.

Prishja e marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi krijoi një realitet të ri dhe mijëra shqiptarë u përfshinë në disa lëvizje politike të koordinuara me shërbimet perëndimore. Në maj të 1951 u krijuar komuniteti i Prizrenit, ku qartësisht Martin Camaj nuk ndodhej atje por në Beograd.

CIA ka vite që ka nisur deklasifikimin e dosjeve të saj, të cilët pasi analizojnë i hedhin online në mënyrë që studiuesit t’i përdorin për studime, por duhet të merren jo 100% për bazë nga studiuesit. Ka një keqpërkthim në dokument ku thuhet se Camaj është një anëtar ekzekutiv, por emri i tij nuk është në këtë dokument.

CIA paralajmëron studiuesit që ai dokument nuk ka verifikime dhe është marrë shabllon. Martin Camaj nuk është pjesë e shërbimeve, qoftë edhe atyre perëndimore. Dua të theksoj se jeta e tij është tipike e një studiuesi dhe një shkrimtari që u gjet në vendin e gabuar dhje në kohën e gabuar por dokumentat tregojnë që ai nuk është përfshirë në asnjë lloj aktiviteti kundër Shqipërisë”, tha historiani Erald Kapri.

Tags: Camajerald kapriRama

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Roma pezullon stërvitjen, 4 futbollistë rezultojnë me koronavirus

Roma pezullon stërvitjen, 4 futbollistë rezultojnë me koronavirus

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In