Aktualitet

Historiani: Rama nuk fali vetëm detin, do nisin gërmimet në stadiumin e Përmetit për varrezat greke








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 16/09/20 |
mapo.al

Një akuzë shumë e rëndë vjen prej historianit Arben Llalla në lidhje me viztën më të fundit të kryeministrit shqiptar në Greqi.


Më poshtë shënimi denoncues i studiuesit të njohur të marrëdhënieve shqiptaro-greke:


“Edi Rama gjatë takimit me Micotaqin nuk bisedoi vetëm për kufirin detar të Jonit, por e vuri në dijeni kryeministrin grek duke i dhënë llogari se qeveria Rilindase, të cilën ai drejton ka nënshkruar të gjitha dokumentet për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë-Kosinë edhe me rreth 2.000 varre të tjera.


Edi Rama i tha Micotaqit se vazhdojmë me suksese që kjo varrezë të arrijë në rreth 4.000 varre bosh.


Edi Ramaqis premtoi se shumë shpejt do fillojnë gërmimet në stadiumin e futbollit të Përmetit, por edhe në Pallatin e Sportit duke rrënuar fushën e futbollit.

Rama premtoi se çdo shpenzim për blerjen e tokës për varrezat greke do t’i mbulojë qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes së Çashkës.

Ja këto janë disa pjesëza nga llogaridhënia e Ramës në drejtim të Micotaqit që mediat shqiptare e greke nuk i thonë.
Gojët e “liga” në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon. Por, Edi Ramaqis do çirret: “Gënjeshtra! Gënjeshtra! Fajin e ka Saliu!”.


Etiketa: , , ,

Pas