Aktualitet

Historiani Shcmitt: Rama s`ka punë të hyjë në negociata me Vuçiç për Kosovën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 24/02/21 |
mapo.al

Në lidhje direkte nga Viena, për ‘A Show’ në SYRI TV, historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, foli edhe për përpjekjet e Edi Ramës për të ndarë Kosovën.





Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, duke u shprehur se nuk e kupton se çfarë kërkon kryeministri i Shqipërisë që futet ne negociata me Aleksandër Vuçiç për territorin e Kosovës.


Adi Krasta: Si e keni ndjekur shkëmbimin e territoreve midis zotërinjve Vuçiç, Thaçi dhe Rama. Në një ombrellë dëshirash sipas kritikëve të treve dhe te atyre që merren edhe me teori konspiracioni por edhe të atyre që lexojnë atë që ndodh si mbas një avokature të një poli shumë të rëndësishëm në botë që është ai i zotit Sorros.




Më lejoni t’ua bëj pyetjen shqiptarçe. Në këtë mes, do të kishte një humbës? Do të kishe një fajtor? Nëse do të kishte kush do të ishte?


Shcmitt: Humbësi do të jetë pa dyshim e gjithë popullsia sepse unë mendoj që e ardhmja e Ballkanit do të jetë brenda Evropës. Por më lejoni të bëjë disa vërejte. Në radhë të parë unë mendoj që Shqipëria nuk është mëmëdheu i shqiptarëve në Kosovë. Kosova është shteti i dytë shqiptar dhe unë nuk mendoj që Shqipëria duhet të mbrojë interesin e kosovarëve.

Lexo edhe :  Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë

Kjo është e qartë, i takon qeverisë në Prishtinë d.mth, unë nuk kuptoj pse Kryeministri i Shqipërisë mund të hyjë në negociatat me Kryeministrin e Serbisë. Mendoj që kosovarët dinë shumë më mirë sesa politikanët në Tiranë se kush është Vuçiç. Vuçiç është propagandisti i politikës ‘Serbisë së madhe’.

Në vitet ‘90 ai ka përkrahur dhe krimet e bëra nga qeveria e Millosheviçit. Kjo është vërejtja e dytë që negociatat duhen të jenë drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit. Është e qartë që Beogradi deri tani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kusht themelor për negociatat. D.m.th unë mendoj kjo është pikëpamja ime personale që Shqipëria të kuptoj pozitën dhe interesin e kosovarëve. Mendoj qe negociatat pa kosovarët nuk mund të kryhen edhe në interesin e Shqipërisë.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas