Aktualitet

Historike/ Çmimet Oskar i rrëmben një film koreano jugor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 10/02/20 |
mapo.al

Filmi koreano jugor, Parazitët, mori çmimin Oskar këtë vit, duke u bërë produksioni i parë jo në gjuhën angleze, që merr këtë trofe. Rene Zelleger fitoi si artistja më e mirë, për rolin në filmin Judi, dhe si aktori më i mirë, u shpall Joaquin Phoenix, me lojën e tij në filmin Joker.


Brad Pit dhe Laura Den, morën çmime, si aktorë mbështetës në filmat, “Na ishte njëherë në Hollivud”, dhe “Historia e Martesës”.



Filmi Parazitët, mori katër çmime në total. Drejtori i filmit, Bong Joon-ho, u shpall si më i miri, dhe po ashtu për subjektin.


Filmi është një satirë sociale, rreth dy familjeve nga shtresa të ndryshme në Seul, njëra që jeton në varfëri në një bodrum, tjetra në në një rezidencë të madhe.

Ndihem sikur do zgjohem e do shoh që ishte e gjitha një ëndërr”, tha Bong. Producenti Kwak Sin-ae, që tërhoqi çmimin, tha: “Jam pa fjalë. Ne nuk e kishim imagjinuar kurrë që kjo do ndodhte”.

Çmimet Oscar 2020

Filmi më i mirë– “Parasite”

Aktori protagonist më i mirë- Joaquin Phoenix “Joker”

Aktorja protagoniste më e mirë– Renee Zellweger “Judy”

Aktorja më e mirë joprotagoniste– Laura Dern, “Marriage Story”

Aktori më i mirë joprotagonist- Brad Pitt, “Once Upon a Time in Hollywood”

Regjisori më i mirë– Bong Joon Ho, “Parasite”

Filmi i animuar më i mirë- “How to Train Your Dragon: The Hidden World” Dean DeBlois

Skenografia më e mirë– Once Upon a Time…in Hollywood

Fotografia më e mirë– “1917”

Montazhi më i mirë i zërit– “Ford v Ferrari”

Filmi i animuar i shkurtër më i mirë– “Hair Love,” Matthew A. Cherry

Skenari më i mirë i përshtatur– “Jojo Rabbit,” Taika Waititi

Skenari më i mirë origjinal- “Parasite,” Bong Joon-ho, Jin Won Han

Dokumentari më i mirë– “American Factory,” Julia Rieichert, Steven Bognar

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër– “Learning to Skateboard in a Warzone,” Carol Dysinger

Filmi ndërkombëtar më i mirë– “Parasite,” Bong Joon Ho

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër– “The Neighbors Window”

Montazhi më i mirë-“Ford v Ferrari,” Michael McCusker, Andrew Buckland

Kolona zanore më e mirë– “Joker,” Hildur Guðnadóttir

Miksimi më i mirë– “1917”

Kënga më e mirë origjinale– “I’m Gonna Love Me Again,” “Rocketman”

Flokët dhe grimi më i mirë– “Bombshell”

Kostumografia më e mirë– “Little Women,” Jacqueline Durran

Efektet vizuale më të mira– “1917”


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas