Kandidati demokrat për President të SHBA-së, Joe Biden ka emëruar Senatoren Kamala Harris si kandidaten e tij për zëvëndës Presidente. Ajo është gruaja e parë me ngjyrë që shërben në rol.
Senatorja e Kalifornisë me origjinë indiano-xhamajkane ishte konsideruar favorite për këtë post.
Ish-prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë ka nxitur reformimin në forcat e policisë pas protestave kundër racizmit.
Joe Biden do të përballet me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Zëvendës presidenti aktual Mike Pence mbetet kandidati republikan për postin edhe për zgjedhjet e rradhës.