Aktualitet

Historike, kush është eurodeputetja e parë shqiptare në PE






               Publikuar në : 09:07 - 27/05/19 |
mapo.al

Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare. Në zgjedhjet e të dielës, ajo është votuar nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian.

Arba Kokalari jeton në Suedi prej 27 vitesh dhe është mbesa e Musine Kokalarit. Lajmin e ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.


“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare, ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar ai.

Fitoren eurodeputetes së parë shqiptare ja ka uruar në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas