Aktualitet

Hodhën pakon me kokainë sapo panë policinë, arrestohen katër persona në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 12/05/21 |
mapo.al

Katër persona janë arrestuar nga policia në Durrës në kuadër të operacionit “Taksisti”. Gazeta Mapo mëson se në pranga janë vënë Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Mimi, 29 vjeç (i dënuar me parë për korrupsion aktiv), Armand Gjoka, 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë






Një prej tyre ka shkuar në zonën e plazhit me automjetin e tij taksi së bashku me një person tjetër, për të blerë lëndën narkotike që posedohej nga Erges Shehi, dhe Vilson Mimi.


 







Në momentin kur kanë konstatuar policinë ata kanë tentuar të largohen por janë kapur gjatë ndjekjes.



Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar edhe lëndën narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë, automjetin taksi dhe 6 aparate celular.

Lexo edhe :  Duke ngrënë sufllaqe, të rinjtë ndalohen gjatë orës policore, sherr me policët


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

1


Etiketa: ,

Pas