Aktualitet

Hodhi armën kur pa policinë, arrestohet 17-vjeçari në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 01/09/21 |
mapo.al

DURRËS – Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit.






Lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga Policia e hodhi atë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.


Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.







Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.



Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Sekuestrohen në Portin e Durrësit ilaçe pa pullë dhe 10 500 euro


Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas