Aktualitet

Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë €, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 14/02/20 |
mapo.al

Holanda ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.


Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili përmes një postimi në Twitter, shpreh mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6, 4 ballë në Shqipëri, që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi mijëra ndërtesa.



Blok thotë në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale se ka dëgjuar histori që të thyejnë zemrën nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, për qytetarët të cilët përjetuan tragjedinë e 26 nëntorit dhe viktimat që shkaktoi.


“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7905 ndërtesa, duke lënë në qiell të hapur 14 mijë banorë. Fatura e rindërtimit llogaritet rreth 1 miliard euro.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas