Kryesore

Holanda: S’ka negociata për Shqipërinë, të ndahet nga Maqedonia e Veriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 08/10/20 |
mapo.al

Vetëm 5 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen më 13 tetor në Luksemburg, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi përpara deputetëve në Hagë se do të kërkojë zyrtarisht ndarjen e Shkupit nga Tirana për hapjen e negociatave dhe konferencën ndërqeveritare.


Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet e paracaktuara për hapjen e negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.


“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat. Sepse, në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, – tha Blok i prerë.



Gjithashtu duke folur më konkretisht për konferencën e parë qeveritare të Shqipërisë për çeljen e negociatave, ai është treguar i qartë duke deklaruar se gjithçka varej nga veprimet konkrete të qeverisë së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat deri më tani nuk janë kryer.

Lexo edhe :  Ndihma për COVID/ Presidenti Meta: Shqipëria jep vetëm 1.2% të GDP, ndërsa Kosova 5.4%

“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ministri i Jashtëm në parlamentin e Holandës.


Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë që folën për këtë çështje, është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm, që po ndalohen nga Policia atje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Eurostat, të parët për emigracion të paligjshëm në Holandë ashtu si në Francë, janë shqiptarët.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas