Aktualitet

Holanda triumfon ndaj Austrisë dhe pret biletën për në 1/8-at














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:11 - 17/06/21 |
mapo.al

Holanda fluturon drejt 1/8-ave me një tjetër fitore. Në Amsterdam “portokallinjtë” mposhtën 2-0 Austrinë duke prerë biletën për në raundin tjetër dhe njëkohësisht duke vulosur dhe vendin e parë në grup.






Ekipi i De Boer, pavarësisht zgjedhjeve të bëra nga trajneri portokalli, dominoi mbi austriakët dhe në ndryshim nga përballja me Ukrainën, e zgjidhi dhe ndeshjen shumë shpejt teksa shënoi që në fillim me Memphis Depay nga pika e bardhë, pas një 11metërshi të fituar nga Dummfries.


Në pjesën e parë tulipanët mund të kishin dyfishuar rezultatin në më tepër se një rast, por Depay dhe Wiijnaldum shpërdoruan përpara portës. Edhe pjesa e dytë nisi me Holandën më këmbëngulëse për të mbyllur takimin, vetëm se De Vrij në të 61-tën nuk mundi dot të realizonte.







Gjithsesi rezultatin në kasafortë e vendosi Dumfries që në të 67-ën shtyu për në rrjetë një pasim të Malenit. Në ndryshim nga ndeshja me Ukrainën, holandezët këtë herë i kishin marrë masat siç duhej edhe në prapavijë, dhe nuk pati rrezikshmëri nga Austria përveç një goditjeje të Alabës.



Me këtë fitore Holanda siguroi dhe vendin e parë në grup, ndërsa Austria do të ndajë gjithcka në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës ku dhe një barazim do t’i mjaftonte për vendin e dytë në renditje.



1


Etiketa: , , ,

Pas