Edhe Holanda po e vuan jo pak përhapjen e koronavirusit në vendet e kontinentit europian. 132 të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave në total në 771.
Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 10 mijë. Edhe rastet e reja të të prekurve kanë shënuar rritje orët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e epidemisë, por rezultatet pritet të shihen ditët në vijim.