Trafiku i tmerrshëm “goditi” një ditë më parë rrugët e Holandës. Fermerët dolën në rrugë sëbashku me traktorët e tyre në formë proteste për sanskionet e vendosura mbi ta. Sipas një studimi kjo protestë ka krijuar trafikun më të madh në historinë e Holandës pasi ishin bllokuar rreth 1200 km rrugë nga protestuesit.
Ligjet dhe sanskionet e vendosura parashikojnë mbylljen e disa fermave si dhe reduktimin e makinerve të punës për shkak të ndotjes së ajrit. Fermerët deklarojnë se në qoftë se qeveria kërkon që protestat mos të vazhdojnë atëherë ata duhet të rishikojnë edhe njëherë ligjet e vendosura. Mes tyre në protestë kishin dalë dhe fëmijë të cilët kishin lënë shkollën për të protestuar.
1
Etiketa: 1200 km, bllokim, fermerë, ligje, proteste, Qeveria, rrugë, sanksione, traktore