24-vjeçarja Tila Sallaku raportohet të jetë mbytur në Kanionet e Holtës këtë pasdite ku një grup turistësh mbetën të bllokuar. Gjithashtu mësohet se janë shpëtuar vëllai i saj sëbashku me mikun e familjes rreth të 50-tave të cilët ishin më parë në kërkim. Sipas raportimeve grupi me 33 persona nga Puka ku 24-vjeçarja bënte pjesë ishte i paorganizuar dhe hasi vështirësi në terren.
Njoftimi i Policisë
Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikësit. Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 24 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.
Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj. Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.
Lexo edhe: