Të afërmit, miqtë dhe kolegët janë mbledhur sot në pallatin e kulturës “Aleksandër Mosiu“ në Durrës, duke zhvilluar homazhe për humbjen e ‘Arstisit të merituar’, Fadil Hasa. Të pranishëm në kryerjen e homazheve janë artistë, përfaqësues politik dhe qytetarë të Durrësit, duke nderuar figurën e tij.
Kolegë të shumtë kanë folur për këtë humbje të madhe të artit shqiptar. Të pranishëm janë aktori i humorit shkodran Zef Deda, i cili është shprehur se është një humbje e madhe e artit në vendin tonë.
Po ashtu edhe aktori Luftar Paja ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje duke thënë:”Bashkë me Fadilin iku një pjesë e jona. Por artisti nuk shuhet kurrë.”
Po ashtu edhe regjizori Haxhi Rama ka është shprehus se kjo humbje nuk mund të përshkruhet me fjalë: “Buzëqeshja është sot në zi.”
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është shprehur se humba e aktorit nuk është vetëm për qytetin e Durrësit por për gjithë Shqipërinë: “La pas vepren e tij”, është shprehur ai.
Ne homazhe moren pjese edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. (Fax news)