Sot përcillet për në banesën e fundit një nga kolosët e valles popullore shqiptare, Mjeshtri i Madh, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë.
Homazhet për Mjeshtrin e Madh të skenës, Rexhep Çeliku, do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 – 13:00. Më pas, ai do të përcillet për në banesën e fundit.
Korifeu i skenës shqiptare, “shqiponja e valles”, “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku, ndërroi jetë në orët e para të së premtes të 12 janarit 2018, duke bërë që bashkë me të të ikë një nga ikonat e valles shqiptare.