Aktualitet

Homazhet për Moikom Zeqon/ Meta: I dha shoqërisë shumë më tepër sesa mori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 20/06/20 |
mapo.al

Studiuesi, shkrimtari, politikani Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.


Të pranishëm në homazhe ishin personalitete të shumta të vendit, mes tyre edhe presidenti Ilir Meta, i cili vlerësoi figurën e Moikom Zeqos dhe theksoi se ishte një moment shumë i trishtueshëm për të.


Do ta ndjej mungesën edhe në të ardhmen. Njohuritë dhe dijet e tij i vuri në shërbim të kauzave kombëtare e publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.


Si misionar që ishte, ai kishte një përfytyrim dhe një vështrim largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë dhe kjo është arsyeja që të gjithë dinë se kanë humbur diçka nga vetja e tyre. Ishte një personalitet që dha shumë më tepër sesa mori nga shoqëria”, -është shprehur Meta.


Presidenti shtoi se Moikom Zeqo do të mbetet një personalitet frymëzues në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo


Etiketa: ,

Pas