Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Homo Albanicus/ Për një shqiptar të mirë dhe kapitalizmin e frikshëm shqiptar

by us er1
18/09/2022
in Analizë, Arkiva 2, Kryesore, Opinion
0

Nga Ben Andoni

Një monument frikshmërisht i madh nderon Mitrush Kutelin në qytetin e Pogradecit. Nëse do ta kishte ditur në të gjallë se bashkëvendasit e tij do ta nderonin me gjigandomani, me shumë gjase do t’u thoshte: Më lini të jetoj këtë jetë kaq të vështirë! Më shpërbleni për punën time dhe më lini rehat! Mos m’u hiqni më të mirë sesa jini! Më lini!



Në fakt, monumenti përveçse një nderimi të lodhur për të është edhe një akuzë sesi ne i trajtojmë në të gjallë njerëzit tanë. “Do kemi vëllavrasje të madhe. / Po financiarisht si mbahet kjo?/ Këtë s’e kuptoj dot./ Përsëri do ta prishëm Shqipërinë”, shkruan diku në ditar. Në fakt, këto rreshta u shkruan në kohën e Luftës së Dytë Botërore, por në sytë e tij ravijëzohet mënyra sesi po punojnë shqiptarët, si përballen me presionin, si manovrojnë me parimet dhe përfitimin. Atë copëz kapitalizmi. Sa e duan vendin e tyre?! Dhe, për këtë ka përgjigje negative. Ashtu, si pak të tjerë që i dedikohen vendit ka një zhgënjim nga pafytyrësia e bashkëkohësve por më shumë se të gjitha me përballjen e kodeve të qytetarisë dhe moralin.

…

Skënder Luarasi:”Qëllova në sallën e pedagogëve të institutit. Menjëherë hapet dera dhe hyn Dhimitër Pasko  me një çantë të rëndë në dorë.

Pasko: ‘Ju nuk më dashkeni se unë paskam qenë me Gardën e Hekurt, -na thirri të gjithëve sa ishin aty. Por ju nuk kini asgjë nga këto, që kam unë për ju. Ja se ç’kini qenë ju këtu!’

“Me këto fjalë iu afrua tryezës së madhe dhe na derdhi përpara gazeta dhe revista të ilustruara. Unë rrëmbeva një revistë dhe e fsheha. Kishte atje nga ata kolegët tanë pedagogë të veshur me këmisha të zeza në manifestime, me kanotjere të bardha e me  një ‘M’ musoliane në plazhin e Durrësit…E kam edhe sot’”.

…

Në fakt, për Kutelin do të vinin shpejt ditë të këqija. Ne, shqiptarët, që sot e përkujtojmë, e dënuam me vite burg dhe fati e shpëtoi nga kushtet e këqija të Vloçishtit, ku shumë bashkëvuajtës do të mbaronin jetën prej kushteve të tmerrshme. Pas daljes nga burgu, nuk mund të punonte më në ekonomi por për fat do t’i nënshtrohej prirjes së tij, hobit mbase, atë që e bëri të njohur dhe i fali atë blatim nderi mes shqiptarësh.

Pse nuk u pasurua njeriu që e njihte Bankën e Shqipërisë si pakkush? Pse nuk manovroi dot të pasurohej? Ka një kod nderi, që edhe në kapitalizëm respektohet por shumë nga bashkëkohësit e tij mendonin ndryshe. Prof. Dr. Adrian Civici do të pohojë në aktivitetin e organizuar nga ana e Akademisë së Shkencave se: Kuteli mori pjesë në debatin për reformën agrare të mbretit Zog, duke e kundërshtuar reformën. Kurse në vitin 1933, botoi në Rumani broshurën: “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare”, e cila edhe pse u konfiskua në Shqipëri hyri dhe qarkulloi fshehtazi për ata që ishin të interesuar. Falë konjukturës së kohës, Kuteli, në kohën e okupimit gjerman, i angazhuar pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë si konsulent për çështjet e monedhës, u përpoq me të gjitha forcat t’i shmangej Komandës Gjermane, e cila kërkonte me ngulm monedhë e tyre në Shqipëri, për të financuar ushtrinë. Do të shpëtojë për një fije nga gjermanët por jo nga pasojat e një rrëgjimi që nuk mund të honepsi dot individët e veçantë.

…

Shqipëria jeton tashmë në kohën e një kapitalizmi të institucionalizuar në botë, por që siç e shprehte në revistën “Investment Monitor”, Klaus Schëab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, një sistemi që ka ardhur koha për ta ndryshuar. Dhe, vërtetë, sistemi që sot administron jetët tona ka prirje të ndihë një komunitet të vogël, që arrin të manipulojë edhe qeveritë, këtu përfshihen edhe ligjvënësit, për të maksimalizuar fitimet vetëm për të.

Nga i njëjti autor, që i referohet situatës pas Covid-19, citohet pohimi se publiku kuptoi që një sistem ekonomik i drejtuar nga interesa egoiste dhe afatshkurtra, nuk është i qëndrueshëm dhe njerëzit janë shumë më të ndërgjegjshëm për këtë problem, sesa për efektet graduale të ndryshimit klimatik apo pabarazisë në rritje.

Po ç’hyn vallë Kuteli?! Administratorë të pakët si ai (ai vetë ishte në fushën bankare), do kishin mundësi t’i jepnin një fytyrë më humane kapitalizmit tonë kaotik. Po Shqipëria jo vetëm i eliminoi por as nuk begenisi t’u drejtohej. Shumëkush, veç njerëzve të fushës, nuk mund të dinin se kontributi i Kutelit në fushën bankare ishte i pamatë, me botime, debate për ruajtjen dhe forcimin e monedhës kombëtare, organizime dhe planifikime të kujdesshme, ndaj normave dhe rregullave të lojës. Modeli i tij hyn te idealistët sepse të mëson sesi punohet në kapitalizëm, kurse duhet braktisur për “pragmatistët” tanë që bëhen të pasur sa hap e mbyll sytë.

Daljet e fundit e kryeministrit Rama, tollovia e gjykimit të paraardhësit të tij Berisha ka bërë që të kuptohet pse Shqipëria ka një model kapitalizmi kaotik, që shkon te një egërsi e madhe dhe jo shumë human. Mbushja e parlamentit me biznesmenë ka treguar që ata jo vetëm nuk e zbusin dot këtë kapitalizëm por më shumë se kaq kontribuojnë për kaosin. Akuzat e politikës dhe mos përmendja e emrave të përfituesve të pakët na bën të mendojmë se ku jemi katandisur sot. Për fat të keq, nuk është zgjidhur ende çështja e formës së duhur të zhvillimit ekonomik, por më shumë se kaq, kapitali shqiptar ka ende udhë për të formalizuar. Megjithë përmendjen e madhe dhe inflacionit të fjalës “oligark”, tregu shqiptar nuk ka bursë të aksioneve. Megjithëse ka qenë detyrë për qeveritë shqiptare, ai nuk është zbatuar sepse mungon tregu i kapitaleve, ku transparenca do të ishte jo thjesht detyrë por nevojë. E mbi të gjitha nuk ka asnjë predispozitë për ta krijuar. Kur mendon se të gjithë fqinjët e kanë dhe po e zhvillojnë, megjithë problematikat, atëherë kupton se ku është kapitalizmi por edhe informaliteti tek ne. E mbi të gjitha kapitalizmi real, që në fakt në të gjithë botën po lëngon nga të pashpirtët, që pasurohen vrulltas.

…

U mundua shumë Kuteli në të gjallë për të ruajtur ekuilibrat financiare afatgjatë, falë profesionalizmit dhe mbi të gjitha respektit për një ekonomi, që kishte mbi supe barrën e rëndë të pushtimit dhe deridiku mundi ta realizojë detyrën. Veçse, idealistë të tillë, janë të pakët e gjithnjë e më të pakët në kohët tona, ku mendohet për fitimin e menjëhershëm dhe aspak për një ekonomi me baza solide.

“Jeta ime ka qenë kaluar mbi periudha të ndryshme. Unë kam dashuruar shumë, kam urryer shumë, kam punuar shumë dhe…fatkeqësisht, kam gabuar shumë. Por kurrë nuk kam ndjekur karrierën dhe pasurinë. Po të desha të pasurohesha, kisha njëmijë mundësi-duke ia shitur shpirtin shejtanit. Po se kam bërë. Për punën time kam kërkuar pagesë që të vazhdoj të punoj dhe të rris fëmijët. As sot, s’kam dëshirë tjetër, të punoj në këta pak vjet që më kanë mbetur”. Të trishta këto fjalë por reale për kushtet ku kaloi vend ynë dhe ato që iu vunë mbi kurriz njeriut që sot e nderojmë me një monument të stërmadh. /Liberale.al/

Tags: Ben Andoni

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Covid-19, shifrat e 24 orëve të fundit: Cili është qyteti i dytë më problematik pas Tiranës?

Ulen ndjeshëm infektimet nga COVID-19, në spital vetëm 9 të shtruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In