Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Hong Kong, partia pro-kineze humb zgjedhjet lokale

by mapo.al
25/11/2019
in Aktualitet, Bota
0

Kandidatët pro-demokratë janë në udhëheqje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale në Hong Kong. Mediat raportojnë se ata kanë fituar më shumë se gjysmën e ulëseve. Këto janë zgjedhjet e para që nga fillimi i demonstratave pro-demokracisë në qershor, e shënuar nga pjesëmarrja rekord e votuesve.

Për herë të parë, kandidatët pro-demokratë siguruan më shumë se gjysmën e 452 vendeve në këshillat e qarqeve, raporton Reuters. Në mesin e fituesve të zgjedhjeve, sipas AP, janë ish-drejtuesit e studentëve, një kandidat që zëvendësoi aktivistin Joshua Wong, personi i vetëm të cilit iu ndalua kandidatura.



Organizatori i tubimit, Jimmy Sham, i cili u dhunua muajin e kaluar, ishte gjithashtu triumfues, sikurse edhe një deputet pro-demokracisë që ishte kafshuar nga një sulmues. Partia më e madhe pro-kineze pësoi humbje pasi humbën më shumë se 100 nga 182 kandidatët e saj.

Autoritetet njoftuan se kanë votuar mbi 2.7 milionë qytetarë, që është rreth dy të tretat e votuesve të regjistruar. Zgjedhjet ishin paqësore dhe nuk janë evidentuar parregullsi të mëdha. Sondazhet e fundit kanë treguar se mbështetja për forcat pro-demokracisë po rritet.

Në garë ishin 1,044 kandidatë për 452 vende në qeverinë lokale të qytetit. Më shumë se 4.13 milionë votues në Hong Kong kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale.

Këshillat e rretheve janë organe të ulëta qeveritare me një mandat katërvjeçar që kujdesen për gjërat lokale në 18 rrethe, siç janë transporti urban dhe objektet e rekreacionit.

Që kur Britania e Madhe e ktheu Hong Kongun nën administrimin e Kinës në vitin 1997, ky rajon i veçantë administrativ ka funksionuar mbi një parim “një vend, dy sisteme”. Kjo i jep vetëqeverisjes së qytetit dhe liri të ndryshme, përfshirë të drejtat e kufizuara elektorale.

Drejtuesi i qytetit mund të emërohet dhe zgjidhet vetëm nga një komitet prej 1200 anëtarësh, kryesisht elitë pro-kinezë.

Opozita po përpiqet të detyrojë qeverinë kineze të respektojë demokracinë e plotë për të cilën ata thonë se është premtuar nga Ligji Themelor, mini-sistemi i qytetit, i cili u jep banorëve të drejtën të zgjedhin liderin e tyre.

Kjo është saktësisht një nga pesë kërkesat e protestuesve dhe arsyeja e protestave të mëparshme pro-demokracisë në vitin 2014.

Pa një ndryshim në strukturën politike, e vetmja mënyrë për publikun që të zgjedhë liderin e tyre është përmes këshilltarëve të rretheve, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të komisionit zgjedhor, dhe gjashtë për qind të parlamentarëve.

Tags: Hong KongZgjedhjet lokale ne Hong KongZgjedhjet ne Hong Kong

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Arti i të shkruarit

Arti i të shkruarit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In