Horoskopi

Horoskopi, 17 shtator 2021 – Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 17/09/21 |
mapo.al

Dashi
Hëna është në favorin e shenjës së Dashit këtë ditë të fundit të javës së punës. Edhe Venusi nuk është më kundër, kështu që një lajm i mirë pritet për dashurinë edhe nëse ka akoma nervozizëm në ujërat e ndjenjave. Në punë, duhet të zgjidhni një problem që ju ka krijuar situatë të sikletshme; përpiquni të bëni gjithçka me qetësi, veçanërisht nëse ka çështje ligjore në pritje!






Demi
Jeni një njeri që nuk mund të toleroni asgjë, por në dashuri duhet të jeni të durueshëm. Në punë, përpiquni të mendoheni me qetësi para se të bëni fakt të kryer diçka që duhet peshuar mirë. Merrnj kohë sepse nxitimi nuk çon askund!


Binjakët
Hëna është në anën tuaj dhe tani ju ofrohet një mënyrë për të rimarrë në duar, një marrëdhënie që e kishit shkëputur. Në punë, përpiquni të shmangni grindjet, edhe nëse nuk do të jetë gjithmonë aq e lehtë!







Gaforrja
Hëna nuk është më kundër dhe e premtja do të jetë një ditë e mrekullueshme për ta lënë veten të rrëmbehet nga emocionet. Kështu do të shkojë ky treditësh deri dhe të Dielën. Në punë, përpiquni të analizoni me kujdes bashkëpunimet e reja: mos merrni diçka përsipër nëse e dini që nuk mund të bëni diçka!



Luani
Në dashuri ka dyshime. Dhe më mirë kështu, që të shmangni polemikat dhe konfliktet. Në punë, mund të ketë një të papritur: ruani qetësinë, më mirë të mos zemëroheni!



Virgjëresha
Dita premton gjëra të mira në dashuri, ka shumë më tepër pasion. Në punë, duhet të shëroheni nga pikëpamja e parave, pra të menaxhoni më mirë të gjitha shpenzimet mirë, ende pa u shpërdoruar!

Lexo edhe :  Horoskopi, 15 shtator 2021 - Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Peshorja
Hëna, Jupiteri dhe Saturni janë në anën tuaj, por në dashuri është më mirë të mendohrni para se të flisni. Në punë, një takim mund të jetë vendimtar, por nëse ka diçka që nuk shkon, sqarojeni më mirë tani, thoni atë që mendoni!

Akrepi
Dita fillon e nënshtruar në aspektin e ndjenjave. Por ka ardhur koha që të bëni vetëm atë që mendoni se është vërtet e drejtë për ju. Në punë, nuk do të jeni rehat këtë të premte, një ndjenjë padurimi do t’ju kaplojë.

Shigjetari
Lëreni veten të shkojë pas ndjenjave, pas dashurisë dhe përfshihuni në emocione të këndshme, sepse sot është dita e duhur. Në punë, përpiquni të lëvizni tani nëse duhet të merrni një vendim, ndaj mos e zgjasni, por bëni një zgjedhje!

Bricjapi
Ditë intriguese për ndjenjat, e tillë vazhdon dhe në fundjavë. Në punë, është më mirë të jesh pozitiv: ndër të tjera, kjo ditë do të jetë thelbësore për të reflektuar mbi profesionin tuaj!

Ujori
Një ditë disi e diskutueshme për ndjenjat, por situata nuk duket të marrë zgjidhje për disa ditë. Ajo që shihet është se para 7 Tetorit, duhet të sqaroni gjithçka. Në punë, jeni gjithmonë duke bërë të njëjtat gjëra, ka kaq shumë monotoni!

Peshqit
Ata që kanë mbyllur një histori dashurie nuk duhet të kthehen në të kaluarën. Pra thjesht, mos e ktheni kokën pas. Në të kundërt, ecni përpara. Në punë, një valë ndryshimesh po vijnë. Kujdes, deri në fund të vitit do të duhet të merrni një vendim. Dhe do të jetë i duhuri, ndaj mos u shqetësoni!

10


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas