Horoskopi

Horoskopi, 21 Gusht 2019






               Publikuar në : 08:55 - 21/08/19 |
mapo.al

Dashi –Edhe sot do të bëni një hap të vogël drejt ëndrrës suaj të madhe. Mos shpërfillni çdo përparim të mundshëm. Përpiquni të përdorni çdo ndihmë që ju ofrohet.


Demi–Ka kohë që nuk po përqendroheni në diçka të vetme dhe vazhdoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Sot, do t’ju duhet t’ia përqendroni të gjitha energjitë suksesit të një pune.

Binjakët–Një krizë besimi mbi njerëzit që ju rrethojnë do t’ju bëjë shumë skeptik mbi vërtetësinë e atyre që keni marrë si të mirëqena deri më tani. Besoni më tepër te të tjerët.

Gaforrja–Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje për të pasur një argëtim të shfrenuar. Me gjithë tensionin e këtyre ditëve, pak muzikë dhe shoqëri e mirë nuk do t’ju bëjë keq.

Luani–Merrni iniciativën të bëni një veprim që kërkon shumë kurajë. Do të merrni përgëzimin e të gjithë të njohurve dhe do të ndiheni vërtet shumë mirë për sjelljen tuaj.

Virgjëresha–Një njohje e re do t’jua gëzojë ditën e sotme. Nuk dihet nëse gjërat do të shkojnë më tej apo jo. Kjo do të varet se sa mirë do të shfaqeni në sytë e tjetrit.

Peshorja–Harrojeni përtacinë sot! Kërkesat e punës do të jenë aq të mëdha saqë do ta keni të vështirë të mbani ritmin. Kujdes mos bëni gabime nga nxitimi.

Akrepi–Presioni shoqëror do t’ju vërë përpara një dileme të madhe. Ju takon juve të ndiqni të tjerët ose zemrën. Mos harroni se të tjerët janë të përkohshëm, ju jeni gjithnjë me veten.

Shigjetari–Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.

Bricjapi–Ambicia që keni në disa drejtime do t’jua lehtësojë punën me vështirësitë që hasni. Ditën e sotme mos refuzoni asnjë ftesë, do të dalin gjëra pozitive!

Ujori–Gjërat nuk do të jenë shumë të mira për ju sot. Disa çështje do të shkojnë jo sipas planit. Por rëndësi ka të ruani optimizmin dhe të besoni te vetja.

Peshqit–Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.


Etiketa: ,

Pas