Reading dhe Aston Villa u ndanë në barazim pa gola në sfidën e tyre ditën e djeshme. Ka qenë dëmtimi i frikshëm i Nelson Oliveira që mori të gjithë vëmendjen e ndeshjes. Portugezi pati një dyluftim me Tyrone Mings dhe humbi kontrollin duke rënë përtokë, në të njëjtin moment edhe kundërshtari nuk arriti të kontrollojë trupin, duke i vënë takën në fytyrë.
Si pasojë i shkaktoi dy të çara të mëdha në hundë dhe ballë, si dhe një tjetër në vetull duke e shpërfytyruar 27-vjeçarin. Oliveira ka shpëtuar paq, përveç dhimbjeve dhe plagëve nuk ka marrë asnjë dëmtim më të rëndë në kokë dhe tani po lufton me kohën për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës së ardhshme.
😬 Not for the squeamish
Tyrone Mings has apologised for accidentally stepping on the face of Reading striker Nelson Oliveira
More: https://t.co/0P9K2MBe7L pic.twitter.com/Szv8vZgmrj
— Sky Sports Football (@SkyFootball) February 3, 2019