Aktualitet

Horror në Itali, shqiptari vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 19/04/21 |
mapo.al

Një krim horror ka ndodhur pasditen e së dielës, në qytezën Pove del Grappa, në Itali, ku 51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla, ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten, Dorina Alla





Pas vrasjes, 51-vjeçari ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar te forcat e rendit. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.


Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në dhunë e deri në vrasje.





Prej vititit 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.



Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar. Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

Lexo edhe :  Shifra të larta në Itali - Mbi 13 mijë të infektuar dhe 344 viktima në 24 orë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas