Bota

Hoteli neo-futurist që synon të ndjellë dashurinë për aeroportet, hap rezervimet më 14 shkurt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 13/02/19 |
mapo.al

“Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në afërsi të aeroporteve”, kështu do të ishte slogani i TWA-së në vitet ’60. Por hoteli i ri TWA në aeroportin JFK të Nju Jorkut synon të inkurajojë udhëtarët pikërisht për të bërë diçka të tillë.


Ndërtesa e terminalit të vjetër të linjës ajrore, projektuar nga Eero Saarinen, që u hap në vitin 1962, po riprojektohet me 512 dhoma gjumi shtesë, të cilat do të kushtojnë 249 dollarë nata. Hoteli modern pritet të hapet më 15 maj, ndërkohë që rezervimet do të fillojnë që më 14 shkurt.


Ndërtesa origjinale, e njohur ndryshe si Qendra e Fluturimit TWA, do të jetë qendra kryesore e hotelit, ku do të përfshihen gjashtë restorante, tetë bare, dyqane si dhe një pishinë në tarracë.  Jashtë hotelit një aeroplan i “Lockheed Constellation”, që i përket 1958-ës, është shndërruar ndërkohë në një sallë koktejlesh. Modeli “Connie N8083H”, i cili ka thyer rekordin e shpejtësisë transkontinentale në vitin 1946, sot është vetëm një nga katër mbetjet e këtij lloji dhe është restauruar me pjesë origjinale.


Hoteli, i cili po menaxhohet nga  MCR dhe Morse Development, është në ndërtim e sipër që nga fundi i vitit 2016.


<
>
Operacionet e fluturimit përfunduan në qendër në tetor 2001. Tani së shpejti do të vendosen restorante dhe një kuvertë vëzhgimi
2000 (2) 2000 (1) 2000


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas