Aktualitet

Hoti bisaedë me Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi, të përfundojë me njohje reciproke








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:02 - 01/10/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar të enjten një bisedë me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.


Gjatë kësaj bisede kreu i qeverisë ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohje reciproke.


Lajmin e bën të ditur vetë Hoti ndërsa bisedën me Lajçak e konsideroi të frytshme.



Në një postim në Twitter, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.


“Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog.


Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke,” shkruhet në postim.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas