Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Hoti: Vuçiç, provokime dhe qasje destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

by mapo.al
19/03/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka cilësuar provokime nga shteti i Serbisë deklaratat e bëra nga Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, “Kosova po vazhdon sigurt rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.

Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se Serbia ka pasur vazhdimisht qasje destruktive në raport me Kosovën, pavarësisht zotimeve që ka bërë Serbia për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare“, thuhet në reagimin e Hotit.

Deklaratat e Hotit vijnë një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka postuar në rrjete sociale flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, si nga qytetarët, ashtu edhe nga politikanë e personalitete, edhe nga vendet tjera. Pas këtij postimi ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

***

Thirrjet nga ana e BE-së për përmbajtje nga deklaratat nxitëse dhe veprimet që nuk janë në frymën e pajtimit kanë ardhur rregullisht sa herë që ndonjë politikan nga rajoni ka bërë veprime, të cilat kanë nxitur reagime nga palët tjera. Por, BE-ja në të njëjtën kohë, është përmbajtur nga identifikimi i qartë i personave, të cilëve u bën thirrje të tilla, duke preferuar që ato t’i bëjë në mënyrë të përgjithësuar.

Zyrtarë të bllokut evropian janë në pritje të formimit të qeverisë së re në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, parti fituese e zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë në mesin e prioriteteve të Qeverisë së tij. Dialogu mes Kosovë dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian në Bruksel, ka nisur më 2011. Më 8 mars të këtij viti është shënuar përvjetori i 10-të i nisjes së këtij procesi. /REL

Tags: Aleksandar VuçiçAvdullah Hotikosova

JU SUGJEROJME

“Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”, Nuredin Dumani rrëfen si e nisi “profesionin”
Aktualitet

Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit

24/05/2022
Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
Aktualitet

Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë

24/05/2022
Aktualitet

Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion

24/05/2022
Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës
Aktualitet

Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës

24/05/2022
Next Post
Nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin, ndërron jetë profesori i njohur i mjekësisë

Koronavirusi - Bien shifrat e infektimeve, shqetësues numri i vdekjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Po largohej drejt Italisë, policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit
  • Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë
  • Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja shenja më inteligjente
  • Fjalët e fundit para vrasjes, polici që qëlloi kolegun pinte ilaçe për depresion
  • Foto/ Mbërrijnë në Durrës 100 tifozët e parë të Romës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In