Aktualitet

Hoxha nga Kosova: Mos shihni “Big Brother”, se është haram…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 31/10/21 |
mapo.al

“Big Brother VIP” është një reality show televiziv, që ka tërhequr audiencë mjaft të lartë në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.






Ky program transmetohet në Top Channel dhe ka arritur shifra rekord shikueshmërie.


Audienca e lartë ka bërë që të ketë mjaft lajme, debate dhe polemika të nxitura nga programi.







Së fundmi, një hoxhë nga Kosova, Labinot Maliqi, ka bërë thirrje që ky program të mos ndiqet sepse sipas tij, “është haram”.




“Natyrisht që ato emisionet siç janë ‘Big Brother’, ato të tjerat që është marre me i përmend e lëre më që të diskutohet a me i shiku apo jo. Natyrisht që këto emisione përveç që janë haram që të shikohen, distancimi prej tyre është obligim, edhe për ata të moshës së rritur edhe për ata që janë të vegjël, sepse dëmet prej tyre veçse jemi duke i parë si shoqëri,” – tha Maliqi në ATV.

Lexo edhe :  VOA: Vuçiç/ Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas