Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” pamje të tokave në vendin tonë të mbjella me kanabis. Krahas fotove të publikuara ai shkruan se ndodhet në “xhunglen shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Më tej, ai thotë se “Gorilla”, është një e farë e modifikuar kanabisi në kushte laboratorike në Spanjë dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri.
Statusi nga Artan Hoxha
“Më në fund e gjetëm, se na lodhi dreqi. Mbetëm maleve.
Në XHUNGËL,
Sigurisht nuk jemi në Afrikë.
As në xhunglën e Amerikës Latine.
Por jemi ne xhunglën shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Një farë e modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri, që piqet brenda 60 ditësh…sigurisht piqet brenda një kohe gati sa gjysma e 100-shit …”, shkruan Hoxha.