Sport

Hoxha para sfidës me Qarabag: Shpresoj të shkoj me penallti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 09/07/19 |
mapo.al

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Qarabag, e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League, përveç trajnerit të partizanit ishte edhe kapiteni Alban Hoxha.


Në fjalën e tij, gardiani i portës tha:


“Kemi bërë përgatitje të mira gjatë tre javëve. Kërkojmë të bëjmë mirë në përballjen me Karabakun. Për sa i përket penalltive, në grup ka edhe lojtarë që i gjuajnë më mirë se unë, por patjetër që do e gjuaja nëse më kërkohet. Nuk jam tip emocional. Shpresoj që kualifikimi të vendoset me penallti. Do jetë bukur, sepse e kam unë në dorë. Por, në total janë dy ndeshje, dhe duhet të shohim këtë të parën njëherë. Edhe pas ndeshjes së parë me Ferencvaroshin, asnjë nuk priste të kualifikoheshim, se nuk ishim favoritë. Futbolli është i çuditshëm dhe ndodhin edhe të papriturat. Shpresojmë për një rezultat pozitiv.


Karabaku është superior ndaj ekipeve që kemi luajtur më parë. Edhe për Mariborin u tha që ishte ekip i fortë, por në fushë ishim thuajse të barabartë. Ne do bëjmë lojën tonë. Do ishte mirë që të luhej në darkë, por ky është orari, dhe tani nuk kemi se çfarë të bëjmë. Do jetë e vështirë, por do japim maksimumin.


Golat e pësuar nuk kanë qenë pjesë e lojës që kemi bërë. Kemi luajtur mirë në miqësore, thjesht mendoj se nuk kemi pasur shumë vëmendjen. Trajneri po punon për skemën e tij.

Shpresoj të shkojë te penalltitë se do jetë e bukur se e kam në dorë unë. Por janë dy ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar fillimisht te kjo sfidë e parë pastaj të shohim”.


Etiketa: ,

Pas