Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, vizitoi sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.
Hoxhaj ishte në Hagë bashkë me kryebashkiakun e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin .
Hoxhaj tha se Thaçi dhe Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, dhe me plot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.
Ai shtoi se triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, shkroi Hoxhaj në një postim që e publikoi në Facebook, krahas fotos së vizitës në Hagë.