Aktualitet

Huawei përshpejton digjitalizimin e industrisë duke prezantuar 4 produkte të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 14/10/21 |
mapo.al

Gjatë forumit HUAWEI CONNECT 2021, Huawei prezantoi katër produkte të reja në fushën e infrastrukturës optike, të cilat do të përshpejtojnë transformimin digjital në industri të ndryshme si: energjia elektrike, nafta dhe gazi, minierat e qymyrit dhe industria e prodhimit.






Si udhëheqëse e industrisë për teknologjitë optike, Huawei ka zhvilluar rrjetin e parë optik të transportit OTN dhe versionin hibrid të tij H-OTN.


Kompania gjithashtu prezantoi serinë e re Huawei OptiXsense, një terminal optik novator dhe i sigurt, si dhe terminalin mini optik 10G.







Rrjeti hibrid optik i transportit H-OTN mundëson shërbime të ndryshme në mënyrë të unifikuar    




Ndërsa industritë i nënshtrohen transformimit digjital, po ndërtohen më shumë rrjete, gjë që sjell një rrugë të re sfidash për funksionimin dhe menaxhimin e rrjetit (O&M). Në këtë kontekst, Huawei propozoi një zgjidhje novatore të rrjetit që përdor Njësinë e Skanimit Optik (OSU) për të kryer shërbime të ndryshme në mënyrë të unifikuar duke siguruar izolimin fizik ndërmjet shërbimeve. H-OTN garanton sigurinë absolute të shërbimeve bazë dhe  zvogëlon vonesën me më shumë se 60%.



Seria e re Huawei OptiXsense  përmirëson efikasitetin e inspektimit të tubacioneve dixhitale

Tubacionet e naftës dhe gazit janë pjesa më themelore e transmetimit të energjisë. Ndërsa kilometrazhi i tubacionit rritet, nevojitet një model i ri inspektimi “manual + automatik” për të vazhduar me inspektimet e nevojshme. Për të përmbushur këtë kërkesë, Huawei ka aplikuar teknologji të përparuara optike në fushën e ndijimit të fibrave optike dhe ka zhvilluar produktin e ri inteligjent Huawei OptiXsense. Ky produkt sinjalizon dridhjet e fibrave me saktësi të lartë identifikuese dhe pritet të përdoret gjerësisht në tubacionet e naftës dhe gazit.

Karakteristikat kryesore të Huawei OptiXsense përfshijnë: rritjen e shkallës efektive të kapjes së sinjalit deri në 99.9%, identifikimin e saktë të valës së dridhjeve deri në 97% dhe saktësinë e  ndjeshmërisë dhe paralajmërimit.

Terminali i parë optik industrial që ofron siguri

Tranformimi dixhital paraqet kërkesa për infrastrukturë më të sofistikuar. Për këtë arsye, për rastet me kërkesa të larta sigurie, të tilla si minierat dhe inxhinieria kimike, Huawei ka realizuar terminalin optik industrial të brendshëm – Huawei OptiXstar 2.0. Ky produkt mundëson: siguri të brendshme, siguri shërbimi dhe lehtësi në vendosjen e pajisjeve të rrjetit.

Mini terminali optik 10G sjell fibra deri në skajet e fundit të kampuseve          

Huawei është i përkushtuar për të ofruar zgjidhje optimale për klientët e industrisë. Për të adresuar problemet që kanë ekzistuar prej kohësh në rrjetet e kampusit, duke përfshirë mjedisin e dobët të instalimit dhe furnizimin me energji të kufizuar, Huawei ka nisur zyrtarisht terminalin e parë mini-optik 10G të industrisë-Huawei OptiXstar S890H që mbështet Wi-Fi 6, duke mbuluar të gjitha nevojat e kampusit.

Karakteristikat e reja të Huawei OptiXstar S890H përfshijnë: ofrimin e instalimit të padukshëm, gjerësinë e lartë të brezit dhe furnizimin me energji deri në 90 W për Wi-Fi 6.

Me produktet dhe zgjidhjet e reja në infrastrukturën optike, Huawei do t’i mundësojë industrive të ndryshme të përqafojnë digjitalizimin.

4



Pas