Mahmoud Hassan i njohur ndryshe si “Hulku egjiptian” ka përfunduar në dysheme vetëm pas tetë sekondash. Egjiptiani po përballej me Chi Lewis-Parryt, por vetëm një goditje i mjaftoi që të përfundonte dueli në ring.
Anglezi nuk e fali ‘Hulkun egjiptian’ dhe filloi ta grushtonte edhe në dysheme, derisa gjyqtari e ndërpreu meçin në MMA.
Lewis-Parry u shpall kampion në kategorinë UAE Warriors Championship nga kjo fitore komode. UAE Warriors Championship është garë e arteve marciale të përziera që zhvillohet në Abu Dhabi, nën organizimin e MMA.