Aktualitet

Humb betejën me koronavirusin gazetari dhe shkrimtari Musli Berisha








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 02/08/20 |
mapo.al

Një nga 13 personat të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, raportohet se ishte edhe gazetari Musli Berisha.


Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës, si pasojë e koronavirusit. Ai kishte dy javë që luftonte me COVID-19, betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.


Lajmin e bëri të ditur Televizioni “Tema”, në të cilin punonte si kryeredaktor gazetari Berisha.


Nëpërmjet një njoftimi, ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ndërsa thonë se Kosova “ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive”.


“Pas një beteje dyjavore me COVID-19, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës vdiq gazetari dhe shkrimtari ferizajas Musli Berisha (60).

Musli Berisha e nisi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1984 -1987 në Radio Ferizaj, për ta vazhduar atë menjëherë pas çlirimit të Kosovës sërish në Radio Ferizaj 1999-2001, si dhe duke raportuar për agjencinë e lajmeve Kosovalive.
Në vitin 2001 Musli Berisha iu bashkua stafit të Radio Tema në cilësinë e kryeredaktorit të programit informativ të radios, e pastaj edhe të TV TEMA, ku dha kontribut të çmueshëm për ndërtimin e programit informativ të këtij mediumi deri në vitin 2014.

Atë vit Musli Berisha punësohet në Komunën e Ferizajt, ndërsa veprimtarinë profesionale e vazhdon me botimin e disa veprave letrare nën pseudonimin artistik Mumir Ferko”, thuhet në njoftim.


Etiketa: , , ,

Pas