Aktualitet

Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjek në Kosovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:08 - 24/07/20 |
mapo.al

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në Kosovë.


Kirurgu Ali Tolaj ka dhënë frymën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, pasi ka humbur betejën me koronavirusin.


Lajmin e ka bërë të ditur spitali i Gjakovës, duke shkruar:


“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.”


Mjeku ka qenë në shërbim të pacientëve prej fillimit të pandemisë dhe deri në momentin që rezultoi pozitiv ndaj testit të Covid-19.

Disa ditë më parë, Kosova humbi edhe mjekun Fadil Zuka për shkak të koronavirusit.


Etiketa: ,

Pas