Aktualitet

Humb jetën në aksident ajror miliarderi dhe pronari i Le Figaro-s














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 08/03/21 |
mapo.al

Deputeti francez Oliver Dassault, i njohur edhe si një nga njerëzit më të pasur në botë, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti fatal me helikopterin personal.





Politikani 69-vjeçar i qendrës së djathtë ishte i zgjedhur nga viti 1969 si përfaqësues i rajonit të Oizës.


Pinjoll i një prej familjeve industrialiste më të njohura në Francë, pronar i kompanisë me të njëjtin emër që ndërton avionë civilë dhe ushtarakë, por edhe i gazetës Le Figaro, Dassault cilësohej nga Forbes si njeriu i 361-të më i pasur në botë, me rreth 6.3 miliardë euro.




Presidenti Emanuel Macron e ka cilësuar vdekjen e tij si “një humbje e madhe për Francën sepse, gjatë jetës së tij, nuk ngurroi kurrë t’i shërbente vendit”.


1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas