Covid-19 i ka marrë jetën së fundmi një basketbollisti të njohur nga Berati. Bëhet fjalë për Petraq Gjogu, 72 vjeç. Gjoku ishte i shtruar prej 2 javësh në Spitalin Covid, Tiranë. Prej disa ditësh, ai ndodhej i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me Covid-19.
I menjëhershëm ka qenë i reagimi i selisë së Partisë Demokratike Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90. Kryetari i PD-së Berat, Gazmend Azizi e cilësoi 72-vjeçarin “demokrat të orëve të para”.
Petraq Gjoku ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99. Më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2011, 72-vjeçari u emërua kryegjyqtar i kolegjit të arbitrave për volejbollin në Berat.