Mediat në Kosovë raportojnë se është ndarë nga jeta drejtori i birrës “Peja”, Ernest Jusufi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”.
“Ernest Jusufi, një afarist shembullor dhe një shok i mirë. Ngushëllime famijes dhe miqve të shumtë”, tha ai.
Ndërkohë, gazeta “Zëri” në Prishtinë, bën të ditur se Jusufi ishte i prekur nga COVID-19 dhe prej disa ditësh po luftonte me sëmundjen.
Ernest Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i “Devolli Distrubution”. Pas prekjes nga koronavirusi, mësohet se Jusufi ishte shtruar në spitalin Infektiv në Shkup.
Birra “Peja” është pije mjaft e njohur dhe e frekuentuar në hapësirën shqipfolëse.