Një shqiptar 23 vjeç nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë, kurse shoku i tij është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Strugë, kur mbi dy të rinjtë u qëllua me armë zjarri.
Burimet e policisë bëjnë me dije për AlsatM, se personi me iniciale U.B. i lindur në vitin 1997, nga fshati Poum, ka qëlluar me armë mbi personin Z.B. i lindur në vitin 1996 dhe V.B i lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë.
Për shkak të të shtënave me armë, 23-vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tij, V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.
Autori, që ka qëlluar me armë siç njoftojnë nga policia, është paraqitur më pas vetë në stacionin policor të Strugës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.